Për mjedrën

mjedre Mjedra, një shkurre kjo, e cila rritet deri në një metër lartësi, me kërcell me gjemba të hollë, dhuron ca kokrra të kuqe, të ëmbla dhe me një aromë të këndshme, të ngjashme me manaferrën. Fryti i kësaj shkurreje, në mjekësinë popullore përdorët për shpëlarjen e gojës. Ndërkaq, në mjekësinë moderne, mjedra përdoret edhe për prodhimin e shurupit, i cili parandalon temperaturat e larta dhe infeksionet. Mjedra, në të gjitha vendet konsiderohet si një bimë me pozitë të veçantë në mjekësi, por edhe si bimë shëruese, mjaft e shijshme. Mjedra është një shkurre e cila vjen nga Evropa juglindore, e gjithnjë e më shpesh po rritet edhe nëpër kopshte, ngjashëm sikurse edhe mollët, dardhët apo qershitë. Vlera energjike e 100 gramë të mjedrës së freskët është rreth 52 kilokalori. Nga kjo posedon rreth 86 për qind ujë, 1,2 për qind proteina, 0,65 për qind yndyrë dhe 12 për qind karbohidrate. Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave dietale (6,5 g). Është shumë e ëmbël e posedon pak kalori, që është arsye e mjaftueshme që të kënaqemi duke e konsumuar. Është e pasur me vitamina C e përmban edhe vitaminat e kompleksit B, vitamina E dhe K. Në revistën ‘BioFactors’ është botuar se aktivitetet antioksidues të mjedrës janë për 50 për qind më të mëdha se aktivitete antioksidues të dredhëzës, 10 herë më shumë se të domates dhe 3 herë më shumë se të kivit. Ky aktivitet antioksidues nuk humbet as atëherë kur mjerat janë të ngrira apo formohet prej tyre xhem.

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *