Kultivimi i mjedrës

mjedra cultivim Fermeri i ri Durim Kryeziu ka të mbjellur 20 ari me mjedër. Duke parë leverdinë ekonomike në këtë sipërfaqe të vogël, planet e tij janë për zgjerim të sipërfaqeve deri në 1 ha. Mjedra, për nga aspekti ekonomik karakterizohet me kthim të shpejtë të investimit dhe është produkt që kërkohet mjaft shumë, sidomos në tregun e jashtëm. Shtimi i sipërfaqeve me mjedër në vitet e fundit është një tregues i mirë që fermerët kosovarë po orientohen në prodhimin e kulturave që tregu i tanishëm i kërkon. Fermeri i ri Durim Kryeziu, është në përfundim të studimeve në nivelin bachelor në Fakultetin e Bujqësisë, përkatësisht në departamentin e Agroekonomisë. Përveç studimeve, Durimi ka filluar edhe me kultivimin e mjedrës para 3 viteve. Mjedrën e ka të mbjellur në sipërfaqe prej 20 ari, por planet e tij janë për zgjerim të sipërfaqeve. “Me kultivimin e mjedrës kam filluar me 10 ari dhe duke e parë leverdinë dhe perspektiven e kam zgjeruar sipërfaqen me 10 ari të tjerë. Mjedra është ndër pemët e cila ka një leverdi mjaft të madhe. Janë dy faktorë kryesor që mjedrës i japin përparësi për ta kultivuar, e para është çmimi i kënaqshëm dhe e dyta tregu është mjaft i sigurt. Mjedra, investimet fillestare i ka pak të larta, por këto investime janë afatgjatë, pasiqë qysh në vjeljen e parë investimet kthehen dhe vitet tjera kemi profite bukur të mëdha”, tregon ai. Duke parë këtë leverdi ekonomike në këtë sipërfaqe të vogël, planet e fermerit Kryeziu janë për rritje të sipërfaqeve deri në 1 ha. “Sigurisht që nëse do të kem pak mbështetje nga institucionet, do t`i zgjeroj sipërfaqet, pse jo edhe në disa hektar. Arsyeja e vetme pse nuk i kam zgjeruar më shumë sipërfaqet ka qenë mungesa e përkrahjes institucionale dhe mungesa e teknikës për zgjerimin e sipërfaqeve, investim ky i cili kushton shumë”, thekson fermeri Kryeziu. Ndërkaq këshilltari bujqësor i komunës së Deçanit, z. Bajram Çeku për portalin "Ferma Ime" tregon se mjedra në Kosovë kultivohet që nga paslufta dhe ka zgjerim të sipërfaqeve me këtë kulturë pemtare. Sipas tij, kultivimi i mjedrës është shumë fitim prurës për fermerët tanë. Kushtet për kultivimin e mjedrës janë të përshkruara më poshtë nga z.Çeku: Mjedra ka trup në formë shkurre që shkon nga 0.80 deri në 1.20 m lartësi. Përzgjedhja e vendit: Mikroklima (ndriçim të mirë, qarkullim te masave te ajrit), toka (me veti te mira fizike dhe kimike, me trashësi mbi 80cm për mjedër, manaferrë dhe ujera nëntokësor nën 1.5m) qasja në infrastrukture, ujitja (qasja në ujë të mjaftueshëm dhe cilësor), vërshimet, erozioni (evitimi i këtyre vendeve), orientimi i rendeve (veri-jug) parakultura (“jo” patate, perime, dredhëza, mjedër dhe manaferrë. Aspekti teknik: Përzgjedhja e kultivarëve (me prodhimtari dhe cilësi të lartë dhe të kërkuar ne treg), përzgjedhja e fidanëve (certifikuar që garantojnë prodhim të lartë dhe të shpejtë), distancat e mbjelljes (, mjedra 2.2 x 0.4,), mulqirimi (foli plastike te zeze, kashtë), sistemi i ujitjes (pikë–pikë). Shpenzimet për ngritjen e 0.10 ha me mjedër Një ha me mjedër kushton mesatarisht prej 10 deri në 12 mijë euro. Këshilltari bujqësor z.Çeku, ka përgatitur edhe një tabelë sipas së cilës paraqet koston e prodhimit për 10 ari me mjedër. mjedra Mjedra, për nga aspekti ekonomik karakterizohet me kthim të shpejtë të investimit dhe qasja e produktit në treg është më e lehtë, për arsye se është një produkt që kërkohet, sidomos për tregun e jashtëm. Një karakteristikë e mjedrës është edhe jetëgjatësia e fidaneve të kësaj kulture, të cilat mund të qëndrojnë deri në 15 vjet. Në dy vitet fundit, vërehet një numër i shtuar i sipërfaqeve me mjedër në vend dhe tendenca është për zgjerim të sipërfaqeve edhe në vitet në vazhdim. Sipas të dhënave të MBPZHR-së, viteve të fundit kultura e mjedrës ka filluar të kultivohet në sipërfaqe më të mëdha, madje kultivimi i saj po bëhet edhe në pemishte intensive dhe në tërësi vlerësohet se kemi të mbjellë rreth 50 hektarë me mjedër në gjithë vendin. Prodhimtaria e mjedrës dhe disa pemëve tjera të imta përkrahet që katër vite përmes granteve investive nga Ministria e Bujqësisë dhe investimet e tilla kanë ndikuar që të rritet edhe interesimi i fermerëve për të shtuar sipërfaqet e mbjella me pemë të imta. Gjatë vitit të kaluar kemi përkrahur 13 kultivues të mjedrës me një shumë prej 163,670.51 euro për ngritjen e pemishteve të reja, si dhe për përmirësimin e infrastrukturës në pemishtet e tyre. Ndërkaq, edhe këtë vit, kultivuesit e pemëve të imta do të përkrahen me një shumë prej 300 mijë euro në investimet e tyre për ngritjen e sipërfaqeve të reja me pemë të imta, në vendosjen e sistemeve të ujitjes, në vendosjen e rrjetave për mbrojtje nga breshëri, në investimet në ndërtimin dhe përmirësimin e objekteve për aktivitetet e pas-vjeljes, etj. Fermerët kosovarë duhet të ndryshojnë disa nga strukturat e tyre prodhuese, në mënyrë që produktet që i prodhojnë t`i plasojnë në treg sa më shpejt dhe me një çmim sa më të lartë. Shtimi i sipërfaqeve me mjedër në vitet e fundit është një tregues i mirë që fermerët kosovarë po vetëdijesohen në kultivimin e kulturave që j`u sjellin më shumë profit dhe po orientohen në prodhimin e kulturave që tregu i tanishëm i kërkon./FermaIme Mjedrës fidane Sharr berry Shterpce, 045 633 404

One Comment

  1. bojan Shkurt 28, 2016 Reply

Add a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *