Mjedra, Vetitë e Frutit Magjik

mjedre Në Shqipëri, fermerët e kanë përqafuar kultivimin e mjedrave, duke parë potencialin e madh të këtij fruti dhe kërkesave në rritje për të. Përfitimet shëndetësore Konsumimi i ushqimeve bimore, si mjedrat mendohet se ul rrezikun e obezitetit, diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe vdekshmërisë në përgjithësi, duke iu rritur energjinë dhe duke iu ulur peshën. Gjithashtu një sërë studimesh kanë treguar për një lidhje pozitive mes konsumimit të mjedrave dhe përmirësimit të memories. Shëndet zemrës Ushqimet e pasura me flavonoid, siç është dhe rasti i mjedrave ulin rrezikun ndaj sëmundjeve kardiovaskolare. Potasiumi tek mjedrat ndihmon shumë edhe në shëndetin e zemrës. Në një studim, njerëzit që konsumuan 4,069 mg potasium në ditë kishin 49% më pak rrezik ndaj sëmundjeve ishemike, krahasuar me ato që konsumonin më pak potasium (rreth 1,000 mg në ditë). Parandalon kancerin Mjedrat kanë antioksidantë shumë të fuqishëm që veprojnë kundër radikaleve të lira duke penguar rritjen e tumorit dhe uljen e inflamacionit në trup. Të njëjtat polifenole që mbrojnë zemrën nga sëmundjet e zemrës, gjithashtu ndihmojnë për të ngadalësuar zhvillimin e kancerit, të disa llojeve, duke përfshirë atë të ezofagut, mushkërive, gojës, mitrës, pankreasit, prostatës dhe kolonës. Menaxhon diabetin Çdo ushqim bimor që ka lëkurë është shumë e pasur me fibra dhe mjedrat kanë shumë lëkurë. Ushqimet me fibra të larta e mbajnë sheqerin në gjak të stabilizuar. Studimet kanë treguar se diabetikët e tipit 1, që konsumojnë dieta me fibra të larta kanë nivel të ulët të glukozës në gjak, ndërkohë që ato të tipit 2, kanë një përmirësim të sheqerit në gjak në nivelet e lipideve dhe të insulinës. Ndihmon tretjen Fibrat dhe sasia e ujit tek mjedrat ndihmojnë konstipacionin duke e mbajtur të shëndetshëm traktin tretës, duke nxjerrë në këtë mënyrë jashtë toksinat. Kthjellon shikimin Ushqimet e pasura me vitamin C, si mjedrat kanë treguar se i mbajnë sytë e shëndetshëm, pasi i mbrojnë ato ndaj dëmtimit të rrezeve UV. Mjedrat gjithashtu përmbajnë antioksidantin zeaxanthin, që filtron rrezet e rrezikshme blu si dhe mendohet se kanë një rol mbrojtës në shëndetin e syrit.

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *